Spartak Ngjela

Pasi punoi një herë në vakum, presidenti i Shqipërisë po vijon punën po në vakum: ai nxori dhe një dekret tjetër antikushtetues – paraqiti një dekret për një datë të re zgjedhjesh.

l.

Ky është një dekret pa forcë juridike, sepse nuk ka fare efekt kushtetues ngaqë president i shqiptar e ka konsumuar kompetencën kushtetuese për datën e zgjedhjeve. Tani gjithçka varet nga shqipëtarët: të votojnë apo jo; të marrin pjesë në zgjedhje apo jo?

Kjo, dhe asgjë tjetër është arsyeja juridike e kohës, sepse dekreti i ri nuk ka më forcë juridike. Prandaj është nul.

Domethënë presidenti Meta hodhi sërisht një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm përpara shoqërisë shqiptare.

ll.

Për këtë Rast Absurd, kjo është pyetje që duhet ngritur:

Ilir Meta kërkon t’i shpëtojë shkarkimit të tij, apo don të shkatërrojë Shqipërinë? Asgjë. Na i kanë thënë latinët e mëdhenj: ex nihilo nihil – nga hiçi vjen vetëm hiç

Janë të dyja bashkë në këtë dekret nul: Meta, me shkatërrimin e Shqipërisë kërkon të shpëtojë veten dhe korrupsionin e lartë në Shqipëri. Por e ka kot.

Megjithatë, qeveria duhet të tregojë forcë. Shteti nuk mund të shkatërrohet dot nga një president i korruptuar.

Dy janë paralelet që duhet të jenë dominante në këtë kohë: procedura e shkarkimit të presidentit dhe zhvillimi i zgjedhjeve në datën 30 qershor.

Këto të dyja, pas triumfit, hapin realisht rrugën për ngritjen e pandërprerë të Shqipërisë, sepse bashkë me to, fillon goditja drastike kundër të korruptuarve që janë hedhur në “sulm” për të destabilizuar Shqipërinë.

Po politika amerikane çfarë duhet të bëjë?

Është tamam koha që politika amerikanë duhet të publikojë të gjitha bëmat korruptive të provuara të Ilir Metës.

Shqiptarët po e presin.

VERITAS.COM.AL