( FOTO: Arkiv)
Deputetët e “Foltores” vazhdojnë misionin e tyre për të penguar çdo aktivitet që zhvillohet në godinën e Kuvendit.
Sot në orën 10:00 ishte parashikuar të niste Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohej për një projektligj të rëndësishëm, siç është ai për buxhetin.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se deputetët e përjashtuar të PD, po ashtu edhe vetë Berisha kanë bllokuar hyrjen për në sallë dhe ia kanë arritur që të pengojnë nisjen e kësaj mbledhjeje.