Nga: HANNAH BLEAU/ Breitbart

 

Irani filloi të hedhë mbi një duzinë raketash balistike që shënjestronin bazat ajrore amerikane në Irak të martën, konfirmuan zyrtarët e SHBA.

Irani mori persipër një sulm me raketa që synon bazën ajrore të al-Asadit në Irak, qe strehon trupa amerikane. Ata njoftuan se raketat ishin pjesë e Operacionit “Shahid [martir] Soleimani,” duke lënë të kuptohet se eshtë operacion i zgjatur ushtarak kundër Shteteve të Bashkuara. Trupat e Gardës Revolucionare Islame (IRGC) – jo Hezbollah ose një prej shumë përfaqësuesve në Irak – morën përsipër bombardimet.

Media shtetërore iraniane vuri në dukje më vonë gjatë natës me oren Lindore se Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF) – një koalicion i militantëve shiitë pro-Iranit që Iraku e ka legalizuar si një krah zyrtar të forcave të tij të armatosura, “kishte njoftuar fillimin e Operacionit të Reagimit Shkatërrimtar ndaj Shteteve te Bashkuara ”

Ndërsa PMF janë legalisht një krah i ushtrisë irakene, çdo operacion ushtarak zyrtar nga ana e tyre do të përbënte një sulm ushtarak nga Iraku kundër Shteteve të Bashkuara. Ushtria amerikane bashkëpunoi me PMF në operacione strategjike kundër Shtetit Islamik dhe kohët e fundit pezulloi operacionet stërvitore për trupat irakiane.

“IRGC njoftoi se detajet e mëtejshme do të zbulohen së shpejti,” vune në dukje disa media iraniane.

PressTV më vonë leshoi një deklaratë paralajmëruese për vendet aleate me Shtetet e Bashkuara,nga IRGC, për të prerë lidhjet ose për t’u përballur me sulmin ushtarak.

“Ne paralajmërojmë aleatët amerikanë që ofrojnë baza për ushtrinë [amerikane] terroriste … që çdo vend që shërben si origjinë e sulmeve barbare dhe agresive në çfarëdo forme kundër Republikës Islamike të Iranit do të jetë në shënjestër,” thuhet në deklaratën e IRGC.

IRGC është një organizatë terroriste e dizenjuar nga SH.B.A. Qeveria iraniane e quajti ushtrinë amerikane një organizatë terroriste në përgjigje të krijimit te IRGC në Prill 2019.

Ndihmësi i Sekretarit të Mbrojtjes për çështjet Publike Jonathan Hoffman tha në një deklaratë:

Rreth orës 5:30 p.m. (EST) më 7 Janar, Irani nisi më shumë se një duzinë raketash balistike kundër forcave ushtarake dhe koalicionit amerikan në Irak. Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarë amerikanë dhe personel të koalicionit në Al-Asad dhe Irbil. Ne po punojmë për vlerësimet fillestare të dëmit të betejës. Në ditët e fundit dhe në përgjigje të kërcënimeve dhe veprimeve iraniane, Departamenti i Mbrojtjes ka marrë të gjitha masat e duhura për të ruajtur personelin dhe partnerët tanë. Këto baza kanë qenë në gatishmëri të lartë për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikonte të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon. Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar dhe mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e SHBA në rajon. Për shkak të natyrës dinamike të situatës, ne do të vazhdojmë të ofrojmë azhornime pasi ato të bëhen të disponueshme.

Televizioni shtetëror iranian pretendoi se sulmi ishtë në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e mendjendriturit terrorist Qasem Soleimani, kreu i ndjerë i IRGC Quds Force. Garda Revolucionare e Iranit lëshoi gjithashtu një paralajmërim për aleatët amerikanë, përfshirë Izraelin.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” tha Garda përmes agjencisë së lajmeve IRNA.

Agjensia e Lajmeve Fars, një transmetuese e shtetit iranian, postoi një video live të sulmit në internet. PressTV pretendoi se sulmi përbëhej nga “dhjetëra raketa toke-toke”.

Që nga raportet fillestare të sulmit, burime të shumta të mediave po konfirmojnë fillimin e një vale të dytë të zjarrit me raketa.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha se presidenti po “monitoron nga afër situatën”:

Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

As media iraniane dhe as zyrtarët e qeverisë amerikane nuk kanë konfirmuar viktima në lidhje me sulmet me raketa, dhe as ndonjë dëmtim të pronës.

Pas thashethemeve në internet fillimisht qe sugjeruan se Presidenti Donald Trump mund t’i drejtohet kombit lidhur me sulmin, reporterët e New York Times dhe Fox News pohuan se Trump nuk do të shpërndante komente.

Administrata Federale e Aviacionit lëshoi njoftime që ndalonin fluturimet amerikane në disa rajone të Lindjes se Mesme pas sulmit.

Veritas.com.al/