Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën parlamentare ku do të votohet edhe ligji për Amnistinë Penale.

“PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar. Çfarë arreston SPAK tani po i liron parlamenti. Ndërkohë që nuk lirohen protestuesit tanë” – tha Basha ndër të tjera.

Ai ka shtuar se një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim.

“Amnistia Penale bëhet për të amnistuar zyrtarët e tij të korruptuar. Ata që i dënon gjykata, i liron qeveria me votat në parlament. Nuk është hera e parë që Rama ndërhyn tek drejtësia. Është ankuar se BKH po ndërhyn tek zyrtarët e tij. Edi Rama është bërë pishman për reformën në drejtësi. Tani që SPAK po vepron, ai po bën gjithçka për të mbrojtur zyrtarët e lartë qeveritarë të korruptuar.

Po përdor amnistinë, që të amnistojë njerëzit e tij të korruptuar, ndërsa refuzon që të amnistojë njerëzit që protestojnë ose që mbrojnë pronat e tyre. Rama dhe qeveria e tij e korruptuar kanë frikë nga drejtësia. PD inkurajon SPAK, BKH, që të vazhdojë punën, të hetojë dhe të çojë para ligjit, të gjithë zyrtarët e korruptuar”, tha Basha.

Me bojkotimin e PD-së dhe munges e një marrëveshjeje PD-PS, miratimi në Kuvend i Amnistisë Penale duket se bëhet i pamundur pasi kërkohen 84 vota