Nga: Astrit Patozi/
Edhe mua më pëlqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik.
Sepse e shikoj, gjithsesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk është e vetmja sot në Shqipëri.
Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në kazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur.
Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave.
Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?
Veritas.com.al/