Misteri i shkëmbimit të shkronjave në “Hollyweed”, natën e ndërrimit të viteve

Nuk është hera e parë që fjala që varet mbi Los Anxhelos ndryshohet për të festuar përmirësimet në legjislacionin kalifornian mbi kanabisin.

Shkronjat e famshme të fjalës gjigande “Hollywood”, në kodrat e Los Anxhelosit, u shtrembëruan në “Hollyweed “gjatë natës së Vitit të Ri. Dy “O” e “wood”, u mbështollën me çarçafë të zinj të stamposur me shenjën e “peace and love ” [paqe dhe dashuri] dhe një zemër.

“Weed” sinonim i marihuanës “bar”, në anglisht. Mediat amerikane akuzojnë shakaxinj që kanë dashur të festojnë legalizimin së fundmi të saj në Kaliforni. Sipas autoriteteve, kamerat tregojnë një person të vetëm, veshur me të zeza,  të vërtitej në kodër, dhe paralajmëruan se kjo ndërhyrje e paligjshme është një krim që do të ndiqet penalisht. Shkronjat, të larta rreth 15 metra, kanë pësuar edhe një sulm tjetër të ngjashëm në vitin 1976.

/Veritas.com.al/