Në materialin që “Le Iene” kishte përgatitur për historinë e martesës së një vajze të martuar vetëm 13 vjeç, ka folur edhe psikologja Denada Toçe.
Duke përshkruar ato që ndodhin në shoqëritë primitive, psikologja tregoi për gazetarin Italian një histori shkuese, për një çift shqiptar që nuk bënin dot fëmijë, por që kishin turp të këshilloheshin me një gjinekolog.
“Tre vjet më parë takova një vajzë, ishte 20 vjeç, ishte e martuar me një burrë që nuk bënte fëmijë dhe për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek mjeku, por vendosën që babai i burrit të bënte seks me vajzën” ka thënë psikologja duke lënë pa fjalë gazetarin Italian.
“Është diçka e një shoqërie primitive. Nuk është diçka e izoluar veç në këto vende. Gruaja nuk mund të ketë të njëjtat të drejta me një burrë” vazhdoi ajo.
“Edhe në Tiranë?” pyeti i habitur gazetari italian.
“Sigurisht” ishte përgjigja e psikologes Denada Toçe.
/Veritas.com.al/