Piktori dhe shkrimtari, Lekë Tasi ka ndarë detaje të hollësishme si nga jeta dhe karriera e tij shumëvjeçare. Ai ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate”, se i pëlqente shumë puna e piktorit Kujtim Buza.

“Buza ishte njëri i dashur, i kam vizituar shpesh dhe e çmoja shumë. Kishte bërë Akademi, por vizantonte si naiv. Edhe kjo më pëlqente”.

Sakaq, është ndalur dhe te vitet e internimit, ku ka treguar se ka bërë vizatime të pafundme, të cilat në qendër kishin njeriun.

“Kur kam qene në Grabian vizatoja me shumë pasion. Vija nga puna dhe mbasi sistemohesha, ata shikonin televizor, unë vizatoja. Me ato data kam një mori vizatimesh. Më shumë vizatoja improvizime me figurën njerëzore dhe peisazhe urbane, jo të natyrës. Peisazhet e natyrës kam hequr dorë shumë shpejt. Më pëlqente të ishte figura njerëzore në qendër të peisazhit”.

Në fund, Tasi theksoi se ndonëse është 94-vjeç, ka fatin që po sheh ditë të një zhvillimi më potent për Shqipërinë me prespektiv europiane.

“Unë kam pasur fatin të shohë ditë të një zhvillimi më potent për Shqipërinë, siç po ndodh tani, që kemi një prespektiv më të bazuar se Europa ndikon dhe ne e presim me idera Europën. Edhe kjo është ana e mirë, pozitive e dekadencën biologjike, që më ndalon të kem një qartësi në të folur”.