Shimon Peres, i cili vdiq të Mërkurën në moshën 93 vjeç, nuk e realizoi kurrë vizionin e tij për ndërtimin e Lindjes së Mesme sipas marrëveshjes së paqes së përkohshme të vitit 1993 me Palestinezët.
Por burri i shtetit i Izraelit fitoi çmimin Nobel për Paqe, si një simbol i shpresës në rajonin e plagosur për një kohë të gjatë nga ndasitë e thella fetare dhe politike.
Peres u shtrua në spital pas një goditje dy javë më parë dhe situata u përmirësua pak para keqësimit përfundimtar të të Martës, thanë mjekët. Duke njoftuar se ndërroi jetë, anëtarët e familjes thanë se ai nuk vuajti nga dhimbjet, dhe si një akt pas vdekjes, ai dhuroi cipën e syrit për transplanto.
“Mos harro të bëhesh guximtar, kurioz dhe ëndërrimtar”, shkruante Peres në Facebook.Komentet thonë se kjo ka qenë edhe kredo e tij.
Në karrierën e tij ku përfshihet një periudhë afërisht shtatë dekada, Peres, një herë ishte bari, ose edhe fermer i zakonshëm, shërbeu edhe në disa kabinete dhe dy herë si kryeministër i Partisë së Punës; por kurrë nuk fitoi zgjedhje të përgjithshme në pesë herë që hyri në garë nga 1977 deri 1996.
“Jam i humbur. Humba zgjedhjet. Por unë jam fitues- shpëtova popullin tim” ka thënë Peres gjatë një fjalimi; ai mbajti presidencën më të gjatë në kohë që nga viti 2007 deri 2014.
.