Nga: Zef Preçi/

Çfarë mjerimi intelektual, politik, njerezor dhe institucional me antaret e keshillave bashkiake!

Kryetaret e bashkive, kushtetutshmerisht jane te vetmit trupa qeverisese te zgjedhur ne menyre te drejtperdrejte ne Republiken e Shqiperise. Mirepo edhe keta ”zgjidhen” me te njejtin mekanizem kriminal sipas te cilit zgjidhen dhe emerohet cilido politikan apo nepunes i ketij vendi, dmth permes sistemit feudal otoman te drejtimit ekstra institucional nga kryetari i partise. Pra keshillat bashkiake e kryetaret e tyre nuk i bashkon asgje, disa bile as vendbanimi, me qytetaret te cileve gjoja u jane angazhuar t’i perfaqesojne politikisht dhe te mbrojne interesat e tyre te ligjshme.

Por per cfare perfaqesimi mund te flitet kur keto keshilla binden verberisht ndaj urdherave politike edhe kur keto shkojne kunder interesave te qytetareve? Nuk po flas per rastet kur te shiturit njehere levizin nga nje parti ne tjeren “duke kercyer si qeni i kallajxhiut”, sic thote fjala e popullit…

A mundet dikush te besoje se populli i kenetes se Durresit deshiron vete helmohet nga mali gjigand i mbetjeve qe digjen ne natyre ndersa bashkia e atij qyteti harxhon miliona per betone qe varrosin historine mijeravjecare te atij qyteti? Cilet qytetare e kerkojne kete? Po ne Tirane, cilet qytetare kerkojne te mbajne ne kembe nje godine teatri, shembja e te ciles duket se eshte vendosur sepse oligarkeve kliente te qeverise ju duhet trualli “ne bash te vendit” per interesa fitimesh marramendese ndersa bashkia konsultohet me …nepunesit e vet (?!)

A thuhet ndonje fjale mbi te miren e perbashket apo qytetaret e paperfaqesuar apo me keq akoma te perfaqesuar me te zgjedhur te oligarkise dhe eunuke partiake pa emer duhet te marrin rruget e botes nga humbja e shpreses, sic po i marrin?

Perse nuk debaton keshilli bashkiak per dobine publike te akteve te tilla, por kthehet ne nje garnizon te oligarkut te radhes, i cili ja ka vene syrin prones publike dhe per kete grabitje diten per diell askush nuk konsultohet me qyetaret tashme “pertej te djathtes dhe pertej te majtes…”?

Perse ne te gjitha bashkite e Shqiperise nuk debatohet per borxhin publik te ketyre bashkive qe bejne tendera fiktive dhe deri para pak muajsh shume e detyrimeve te papaguara arrinte ne 2% te GDP-se ose me shume se 280 milione dollare? Perse ne te gjitha bashkite e Shqiperise kerkohet rritja e çmimit te ujit te pijshem ne nje kohe kur ne cdo 3 litra uje qe hidhen ne rrjet vetem 1 liter faturohet dhe rritja e cmimit te ujit sebashku me taksat e tjera po varferon pa fund familjet shqiptare?! A nuk po kuptohet valle se nga shtrenjtimi i jeteses, familjeve tona nuk u jane thare vetem xhepat, por edhe po ju thahet edhe zemra: Shpresa se ky vend mund te behet nje dite?

E ne fund fare, “qershia mbi torte” vendimi provokativ i Bashkise se Hasit, qe ne emer te ciles pavaresi merr vendim te shpalle “qytetar nderi” (pas vdekjes) nje ish deputet qe ja ka nxire fytyren Hasit dhe politikes shqiptare… Mund te kete njeri me dy pare mend ne koke te besoje se te derguarit e partise/partive veprojne “ne koken e vet”? Apo thjesht nje shashke qe largon vemendjen nga skandalet e radhes dhe problemet serioze te qeverisjes?

Nese ne nje vend nuk mund te zgjedhin qytetaret, atehere ata jane te privuar edhe nga çfardo forme e kerkeses se llogarise ndaj pushtetit dhe eshte ky i fundit qe “zgjedh” edhe popullin (a nuk degjojme liderit te flasim “ne emer te popullit” duke e ndare ne “popull i majte” dhe “popull i djathte”)? E mbas kesaj edhe llogaridhenia e stisur si prelud fushate elektorale me para publike merr formen e “vijes se masave” (qe ne gjuhen e propagandes moderne quhet “bashkeqeverisje”). Ndersa “konsultimi publik” degjeneron ne monologje te peshtira qe duhet te kesh ngrene ndonje cope gazete per te besuar ne to…

Ishte kjo nje copez Shqiperie ne dyert e Europes. Populli yne thote se “kur vret veten, shkon gjaku hupë (dmth nuk ka se kush te hakmerret)”, e nese shumica pajtohet me “malin qe s’bezan” qeverisja qe prodhojne keshilla e kryetare te tille e me lart, eshte plotesisht e merituar…

Veritas.com.al/