“Partitë politike s’mund të bllokojnë proceset zgjedhore”
Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese kur vendosi të anulojë me dekret 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Ky është opinioni final i Komisionit të Venecias që u mblodh këtë të premte e ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të mazhorancës që e kërkuan këtë vlerësim si dhe përfaqësuesit e Presidentit.
“Në sfondin e një procedure aktuale të fajësimit kundër Presidentit shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojnë Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese”.
Dokumenti i plotë të do të bëhet publik të hënën e 14 Tetorit, por në njoftim për shtyp të këtij institucioni thuhet se ekspertët e Venecias vleresojnë se kreu i shtetit shqiptar nuk mund ta ndërmerrte këtë hap pa marrë më parë konsesusin e palëve politike.
“Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet. Ekspertët nënvizojnë se thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritshmeritë se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve, ata theksojnë mungesën e Gjykatës ku mund të ankimohej dekreti i presidenti”.
Në opinion thuhet se Presidenti nuk mund të ndërhyjë duke shkelur të drejtën për t’u zgjedhur për të zgjedhur edhe nëse një forcë apo më shumë vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje. Edhe në vendimin final nënvizohet se fakti që disa parti tërhiqen me vullnetin e tyre nga zgjedhja, s’do të thotë ato t’i imponohen gjithë partive të tjera, pasi në këtë mënyrë, partive bojkotuese do t’u lihej në dorë t’i bllokonin zgjedhjet në çdo rast.
Në njoftim gjithsesi thuhet se pavarësisht tejkalimit të kompetencave nga ana e Presidentin shkeljet e tij nuk janë të një natyre kaq serioze sa të mund çonte në hetimin, fajësimin dhe më pas shkarkimin e kreut të shtetit. Por që gjithsesi do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.
“Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në hetim, duke marrë parasysh fuqinë e seances plenare per te shyrtuar te tjera objektiva te tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabiliteti në vend. Nëse Parlamenti do të vendoste në favor të fajësimit, më në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje “serioze” që do të justifikonin shkarkimin e tij”.
Në fund të njoftimit evidentohet fakti se vetëm opinioni final është versioni zyrtar i Komisionit të Venecias dhe jo drafti paraprak i bërë publik në media.
VERITAS.COM.AL/