Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve në Fier. Top Channel mëson se është arritur një marrëveshje mes palëve, ku parashikohet një pagë prej 40 mijë lekësh për 12 muaj.

Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë 870 naftëtarë. Ndërkohë 15 mijë lekë të tjera për çdo punonjës për një vit rresht do të paguhen sigurimet shëndetësore. Pra në total për çdo muaj, për një vit rresht, naftëtarët do të marrin nga 58 mijë lekë.

Kjo marrëveshje mes qeverisë dhe naftëtarëve erdhi pas ndërprerjes së grevës që naftëtarët kishin nisur prej ditësh, ku kërkonin pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. Fillimisht ato nuk pranonin të uleshin për të biseduar me qeverinë, por pas thirrjeve të kryeministrit Rama për të ndërprerë grevën, u arrit një marrëveshje.

Pas këtij takimi, Rama ka mbajtur edhe një fjalim për mediat ku ka thënë se: “Çka ne kemi vënë në dispozicion për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë sia snjë herë më parë në eksperiencës time. Nuk është e lehtë, por jemi të bindur se bëmë të duhurën. 40 mijë lek neto në mënyrë që të kenë garancinë e një page mjaftë të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën që kanë kaluar. Kemi qarë hallin si një familje. Askush nuk do të jetë vetëm. Do bëhet për këdo që është në nevojë. Ne nuk i kemi të pakufizuara mundësit. Por ky grup i meriton. Është një rafineri që kërkon investim të konsiderueshëm. Vazhdojmë intesivisht procesin, në momentin që do jetë investitori ata nuk do kenë nevojë për mbështetjen që janë paga të konsiderueshme. Ne jemi në kontakt me tre kompani janë të mëdha dhe të rëndësishme por koha është problem.”

VERITAS.COM.AL/