Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me përgjimet e grupit mafioz Ndragheta.
Ndërsa citoi konkluzionet e Prokurorisë Italiane, Rama tha se drejtësia ka folur qartë, duke u shprehur se “ky është një turp që i mishëron më së miri ata që kanë prirjen për tia bërë nënën këtij vendi”.
“Do të të zhgënjej se nuk do të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi për këtë ka folur qartësisht, grupi hetimor italian dhe po lexoj konkluzionin pse t’ju them që është turp i pashembulltë për ju që ushqeni tymnajën, me llafe dhe muhabete dhe dëngla.
Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për t’ia bërë nënen këtij vendi e kanë prioritet”, tha Rama.
“Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar, nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë, asgjë e këtu ngrihet një tym, tymnajë që është e neveritshme e unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë, por meqë më pyetet ju lexova konkluzion. Merrini pijani lëngun e nxirrini prapë e villini nëpër ekrane, për t’i bërë shqiptarët që t’ju vijë për të vjellë se ky është dhe qëllimi në fakt, për fat të keq. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave”, vijoi ai.
veritas.com.al