Është ndaluar për dy ditë lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që veprojnë jashtë Gjirit të Vlorës për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike. Ndërsa të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara, si dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Kapiteneria e Portit njofton se janë lajmëruar “të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022”.