Nuk mund të ketë përgjigje nëse vërshimi i ujërave zgjat për një kohë të gjatë dhe njerëzit që u urdhëruan të ngjiten në katet e dyta të mbeten aty për shumë kohë. Ose kush garanton se ujërat nuk do të vërshojnë më lart se katet e para? Rreziku po ‘mbrohet’ me një rrezik tjetër, siç duket.
Gjithë bregdeti i Vlorës është zgjuar me një mot të keq, me erë shumë të fortë dhe reshje të dobëta shiu.
Kapitaneria e portit të Vlorës qysh mesditën e djeshme ka pezulluar lundrimin detar deri në një njoftim të dytë.
Në Novoselë ku pritet të ketë vërshime më masive të ujit banorët janë lajmëruar të evakuojnë katet e para të banesave të tyre por edhe gjënë e gjallë.
Sipas porosive të marra ata i kanë transportuar bagëtinë në drejtim të Mifolit dhe Akernisë, dy fshatra që është e vështirë të preken nga vërshimi i ujit.
Veritas.com.al/