Koment/

Kishim tre dekada, qëkur ra regjimi komunist që nuk kishim qeshur me nocionin ‘armik i brendshëm’, sipas së cilës diktatori mbushte burgjet e vendit ose ngarkonte skuadrat e pushkatimit për asgjësime natën në Linzë.

Mirëpo,  presidenti Ilir Meta, që tashmë konsiderohet nga publiku si njeri me hallakatje psikike, ka shpërthyer në një thirrje për eliminimin fizik të armiqve të tij të brendshëm.

Ka gjetur një përvjetor të Avni Rustemit- edhe ai ishte deputet në Parlamentin e Shqipërisë, edhe ai ishte një gjaknxehtë, edhe ai vrau një shqiptar pasha, që quhej Esat Pashë Toptani. Esat Pashën e vrau në kryeqytetin e Evropës, Paris, duke i dhënë lajmin medias pariziene se ‘Shqipëria ishte e ngarkuar aq shumë me urrejtje saqë nuk iu del vendi as për t’u vrarë mes veti’.

“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm”, tha Meta.

Ilir Meta, ish- deputet, i shquar për veprime të pakontrolluara e gjaknxehtësie, që mburret se i ngjan kryeministrit diktator Mehmet Shehu, ka kohë që e ka identifikuar armikun e  tij të brendshëm. Ky është Edi Rama, që në fakt është kthyer në armik të figurave politike të inkriminuara si të korruptuar dhe si vrasës në këto 30 vjet.

Me siguri, sipas simbolikave që sjell,  Meta po planifikon ose kërkon vrasjen e Edi Ramës, njësoj si Rustemi vrau Esat Pashën.

Pak ditë më parë, meta e ka quajtur maxhorancën dhe Edi Ramën si ‘banda’ e armiqve të Shqipërisë. Duket sikur tashmë ai ka shtruar për zgjidhje: “O eliminimin e Ramës dhe shpëtimine  tij, o varrosjen e vet politike’.

VERITAS.COM.AL