Nga: Chiara Sarra /
Pas akuzave të reja nga ana e Italisë që ankohet se xhandarët vazhdojnë bastisjet e tyre në kufirin italian duke vonuar shpesh qarkullimin e trenave, Franca ka vendosur të therrasë ambasadorin e saj në Romë.
Një zgjedhje për shkak të “sulmeve të paprecedentë nga qeveria italiane”, thotë ministria e jashtme e Parisit, “Fushata për zgjedhjet evropiane nuk mund të justifikojë mungesën e respektit për çdo popull apo për demokracinë e tyre.” Të gjitha këto akte krijojnë një situatë serioze që vë në dyshim synimet e qeverisë italiane ndaj marrëdhënieve të saj me Francën. Franca fton Italinë të veprojë për të rivendosur marrëdhënien e miqësisë dhe respektit të ndërsjellët, në përputhje me historinë tonë dhe fatin tonë të përbashkët “.
Ajo që irritoi Francën ishin polemikat e ngritura sot nga Viminale për mësymjet e vazhdueshme te xhandarëve francezë në trenat në Ventimiglias. Kontrolle që shpesh shkaktojnë vonesa të konsiderueshme për trafikun hekurudhor ose akuzat ndaj shoferëve të trenave italiane që nuk respektojnë forcat e rendit franceze. Por edhe takimi që u zhvillua në ditët e fundit nga udhëheqësit e Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio dhe Alessandro Di Battista, me jelekët e verdha. Një “provokim i papranueshëm” kishte timbruar Parisin dje.
“Për mua ky takim nuk përfaqëson një provokim ndaj qeverisë së tanishme franceze, por një takim të rëndësishëm me një forcë politike me të cilën ne ndajmë shumë pretendime duke filluar nga nevoja për demokraci të drejtpërdrejtë për t’i dhënë kompetenca më të mëdha qytetarëve”, ka replikuar Luigi Di Maio, “Qeveria italiane aplikon gjithmonë parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër, dhe kjo vlen edhe për Francën. Do jene francezët qe do të vlerësojnë veprimet e qeverisë së tyre. Dialogu dhe bashkëpunimi mbi të gjitha këto tema me qeverinë franceze është gjithmonë maksimale dhe jemi të disponueshëm ndaj takimeve në nivelin më të lartë me qeverinë franceze për të gjetur zgjidhje për këto problematika “.
Mbi çështjen Sergio Mattarella, i sapo ulur në Ciampino, ne kthim nga vizita ne Angola, ka shprehur shqetësimin e tij të madh për situatën, sepse sipas burimeve të Quirinales, “marrëdhëniet e konsoliduara dhe të çmuara të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën duhen mbrojtur dhe ruajtur. ”
Kjo e sotmja është vetëm kulmi i një përplasjeje që ka vazhduar për muaj të tërë. Nga blici në Ventimiglia dhe Bardonecchia te franga e vendosur ndaj ish kolonive në Afrikë, nga akuzat për pritjen e emigranteve, deri në përplasjet për llogaritë në Evropë.
Veritas.com.al/