Avokatët e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po kërkojnë që të ndalojnë shpërndarjen e librit që përmban thënie të dëmshme rreth administratës së tij.
Libri “Fire and Fury: Inside the Trump White House” është gati për të dal në qarkullim ditën e Martë.
Autori i librit ka cituar ndihmësin Steve Bannon që përshkruan takimin me një grup rusësh si “tradhti”.
Ai gjithashtu vë në dyshim nëse presidenti Trump është i përshtatshëm për postin e fituar, raporton se gruaja e tij Melania ishte duke qarë natën e zgjedhjes dhe thotë se Ivanka Trump ka ambicie presidenciale.
Shtëpia e Bardhë ka debatuar dhe vënë në dyshim të vërtetën e librit. Më parë, zoti Trump tha se zoti Bannon i cili ishte pushuar nga puna në Gusht- ka “humbur mendjen” pasi humbi punën në pozicionin që mbante në Shtëpinë e Bardhë.
Mes një numri deklaratash shpërthyese, zoti Bannon raportohet se ka thënë, referuar takimit në Trump Tower mes zyrtarëve të fushatës dhe Rusisë: “Ata po e përplasin Don Junior si një vezë në TV kombëtare”.
Zoti Trump, fuqimisht ka mohuar se ka ndodhur ndonjë përplasje”
Veritas.c.om.al/