(Tajani: “Nazizmi dhe komunizmi u zhdukën falë BE-së”. Farage fillon qesh. Dhe ai përgjigjet: “E qeshura shtohet në gojën e budallenjve”)
Nga: Giovanni Neve/
Përplasje e fortë (verbale) midis Antonio Tajanit dhe Nigel Farage gjatë një debati plenar dedikuar Këshillit Evropian.
Pasi presidenti i Parlamentit Europian kishte shpjeguar se nazizmi dhe komunizmi ishin zhdukur nga Evropa falë Bashkimit Europian, lideri britanik antievropianist dhe deputetë të tjerë të UKIP filluan te qeshin. “Ka pak për të qeshur: duhet të respektojmë idetë e të tjerëve, edhe nëse nuk jemi dakord”, u përgjigj Tajani me një ton të ashpër (shiko videon).
Pastaj citon proverbin latin: “ Risus abundat in ore stultorum (Te qeshurat shtohen ne gojën e budallenjve)”.
“Mësoni të respektoni të tjerët, nëse doni të jeni të respektuar, – tha Tajani – I nderuar Farage, mësoni të respektoni të tjerët, sepse kjo është demokracia. Ju jeni padyshim një nostalgjik i ndonjë diktature, në se nuk respektoni mendimet e të tjerëve. Ne kemi.respektuar gjithmonë tuajat.Ju nuk keni asnjë autorizim për të mos respektuar ato të të tjerëve. Mbani qetësi “Duket se keni probleme me historinë,” iu përgjigj Farage presidentit të Parlamentit Europian në një ndërhyrje të mëvonshme. “Të thuash se Bashkimi Evropian ka provokuar rënien e nazizmit dhe komunizmit sovjetik nuk është vetëm qesharake – ka vazhduar pastaj eurodeputeti anglez- është edhe fyese për Shtetet e Bashkuara, qe kane bëri një sakrificë të jashtëzakonshme për të bërë te mundur qe Evropa te çlirohet dy herë gjatë një shekulli, dhe në një masë më të vogël Mbretëria e Bashkuar, siç dëshmojne 30 mijë britanikë të vdekur në Itali “.
Kështu qe, duke iu drejtuar Tajanit, tha: “Te lutem mos rishkruani Historinë” (shikoni videon)
Para polemikes me Farage, Tajani ishteduke ju përgjigjur presidentit të grupit të Konservatorëve, britanikut Syed Kamall, i cili kishte akuzuar socialistët se ishin në origjinë të nazizmit. “Kur flitet për ekstremistët e djathtë, duhet të kujtojmë se nazistët ishin social-nacionalistë, ishin një trung i socializmit –kishte thënë Kamall – ishte një ideologji e të majtës, donin të njëjtat gjëra”. Fjalët e Kamall kanë provokuar polemika të mëtejshme, me protesta te kreut te grupit socialist Udo Bullmann dhe nënkryetarit te Komisionit, Frans Timmermans.
Veritas.com.al/