(FOTO: James T Hodgkinson ishte rezident i  Bellville, Illinois, një zonë periferike e  St Louis)/

Personi i armatosur që lëshoi breshëri plumbash mbi kongresmenët Republikan gjatë ndeshjes së basketbollit në  periferi të Washington DC, ka vdekur, tha presidenti Donald Trump.

Agresori, i identifikuar si banor i Illinois, James T Hodgkinson, u dërgua në spital dhe vdiq nga plagët.

Përfaqësuesi i Maxhorancës Republikane në Kongres, Steve Scalise ishte një nga pesë të plagosurit në një pritë sot në mëngjes në parkun Alexandria, Virginia.

Dy oficerë policie po vuajnë nga plagë jo të rrezikshme për jetën.

Veritas.com.al/