Time ka zgjedhur “The Guardians dhe War on Truth ” – një grup gazetarësh të burgosur dhe të vrarë – si “Personi i Vitit” i revistës për 2018.
Kolumnisti i Washington Post, Jamal Khashoggi, i cili u vra brenda në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll,Turqi, në tetor, do të shfaqet në një nga katër kopertinat “Personi i Vitit”i revistes Time. Muajin e kaluar, CIA arriti në përfundimin se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggit, duke kundërshtuar pretendimet e zyrtarëve sauditë se sundimtari 33-vjeçar nuk ishte i përfshirë në vdekjen e gazetarit, sipas The Washington Post.
Gazetarët e Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të cilët u dënuan me shtatë vjet burg në shtator për raportomin për vrasjen e mbështetur ushtarakisht te muslimanëve Rohingya në Myanmar, janë gjithashtu përfitues të çmimit. Më tej, The Capital Gazette, gazeta e Maryland ku katër reporterë dhe një bashkëpunëtor shitjesh u vranë në një goditje në masë në korrik, ju dha gjithashtu çmimi vjetor.
Së fundi, Maria Ressa,CEO e faqes online të lajmeve Rappler me bazë në Filipine,do të ndajë nderin. Gazetarja dhe biznesmenja kanë qenë objekti i një “fushatë të ngacmimeve ligjore” të vazhdueshme nga Departamenti i Drejtësisë i Filipineve për koperturen e saj kritike ndaj Presidentit Rodrigo Duterte.
Lista e kandidatëve për çmimin “Person i Vitit” të këtij viti përfshinte Presidentin Donald Trump, Presidentin Rus Vladimir Putin, këshilltarin special Robert Mueller, Christine Blasey Ford dhe familjet e ndara në kufirin SHBA-Meksikë.
Në 2017, revista ka seleksionuar “Silence Breakers”, një grup individësh që kanë bere përpara për të hedhur dritë mbi sjelljen e keqe seksuale në Shtetet e Bashkuara.Kopertina shfaqi megastarin e popit Taylor Swift, aktoren Ashley Judd, ish-inxhinieren e Uber Susan Fowler dhe lobisten Adama Iwu. Presidenti Donald Trump u emërua i dyti ne klasifikim për çmimin.
Veritas.com.al/