1.Protestohet kryhet paqësisht në Tiranë.
Qindra mbështetësit demokratë që kanë bllokuar rrethrrotullimin tek shkolla Teknologjike po protestojnë paqësisht. Protestuesit opozitarë po qëndrojnë në mes të rrugës, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë dhunshëm, siç kishte paralajmëruar. Përkundrazi, forcat Shqiponja po vëzhgojnë në distancë.
2.Basha- këmbëkryq me protestuesit në Rrethrrotullimin e Doganës
Lulzim Basha, kreu i opozitës ka vendosur të ulet këmbëkryq me protestuesit duke bllokuar tek ‘Rrethrrotullimi i Doganës’. Basha është shprehur se protesta do të jetë paqësore, por nga ana tjetër policia është shprehur se protesta e opozitës dhe bllokimi i trafikut është një akt i paligjshëm dhe se do të ketë arrestime për personat përgjegjës të bllokimit të akseve rrugore.
3.Simpatizantët e opozitës nga veriu bllokojnë rrugën në qytetin e Milotit
Të njëjtën kohë me bllokimin e trafikur në tiranë ka filluar edhe bllokimi i rrugëve në disa qytete të Shqipërisë. Në qytetin e Milotit, qindra simpatizantë kanë dalë në rrugë duke bllokuar kalimin e automjeteve.
4.Juglindja bllokon Bradasheshin
Protestuesit e zonave të Juglindjes së vendit janë mbledhur dhe kanë bllokuar rrugën në Bradashesh.
Pankartat që mbajnë në duar thonë “Qeveria ra”, dhe “Rama ik!”.
Nënkryetari i Kuvendit, Edmon Spaho, njëkohësisht deputet i PD tha për median se “kjo zonë e ka në ADN protestan paqësore”
5.Protestuesit bllokojnë rrethrrotullimin në Plug të Lushnjës me thirrjet “Rama ik”
Qindra protestues të thirrur nga opozita janë tubuar në këtë rrethrrotullim nga i gjithë jugu i vendit, para orës 11. Deri në fillim të protestës çdo gjë ka shkuar paqësisht.
6.Rama bllokon ekranet pak minuta para protestës së opozitës.
Edhe pse pak minuta na ndajnë nga bllokimi i rrugëve nga opozita, disa na televizione më të rëndësishme informative në vend vendosin të trasmetojnë një takim rutinë të Ramës. Ora Neës, Report TV dhe ABC Neës zgjedhin të transmetojnë një takim rutinë të Ramës ku ky i fundit merr pjesë në një ceremoni për rikonstruksionin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë. Këtë “rregull” e thyen vetëm televizioni informative Neës24, i cili po transmeton pamje nga disa prej pika më të nxehta të trafikur të cilat do të bllokojë përshkallëzimi i protestës së opozitës.