Të paktën pesë emigrantë janë qëlluar për vdekje gjatë një grindjeje masive mes Afganëve dhe Eriteransve në qytetin port të Francës, Calais, noftojnë zyrtarët lokalë.
Një 37 vjeçar Afgan dyshohet se ka hapur zjarr në radhën e emigrantëve për ushqim. Katër emigrantë nga Eritrea, të moshës 16 deri 18 vjeç ndodhen në gjendje kritike.
Qindra emigrantë takohen në këtë port në përpjekje për të kaluar Kanalin drejt Britanisë së Madhe.
Kampi përdhes i njohur si ‘Xhungla” afër Calais ishte çmontuar në vitin 2016.
Ministri i Brendshëm , Gérard Collomb, tha se dhuna kishte arritur në një nivel të ri dhe akuzoi bandat që përpiqen të trafikojnë emigrantët drejt Britanisë duke nxitur dunën.
Veritas.com.al/