Pesë persona kanë vdekur pas përplasjes së një aeroplani ushtarak cargo në shtetin jugor të Georgia në Shtetet e Bashkuara.

Ata ndodheshin në bordin e avionit C-130 kur ky ra në anë të një kryqëzimi autostrade afër aeroportit në qytetin bregdetar të Savannah.

Avioni i përkiste Gardës Kombëtare Ajrore të Puerto Rico dhe po trajtohej për fluturime, tha GArda Kombëtare.

Imazhet e shpërndara në media sociale tregojnë pjesët e avionit që ka shpërthyer në flakë dhe në tym të zi që ngrihet në qiell.

Kapiteni Jeffrey Bezore i Gardës Kombëtare Ajrore tha në deklaratë se pesë persona ishin në avion. Emrat e tyre do të bëhen të njohur pasi të verifikohen nga të afërmit- tha ai.

Presidenti Trump shkroi në Twitter se po monitorn situatën.

Veritas.com.al/