-Gjermani, Francë, Belgjikë, Suedi, Hollandë-
Shkruan: DETIJD
Shqetësuese mbetet çështja e azilkërkuesve shqiptarë nëpër Europë, pasi fluksi i emigrantëve shqiptarë nuk është i paktë. Së fundmi media hollandeze “DETIJD” i ka kushtuar një shkrim kësaj çështje duke e cilësuar si shumë shqetësuese për vendet e Europës kërkesat për azil që vijnë edhe nga Shqipëria.
Sipas kësaj medie Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë, Theo Francken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. Në këtë shkrim vihet theksi se Gjerogjia dhe Shqipëria mund të rrezikojnë edhe rikthimin e vizave në shtete si Gjermania, Franca, Belgjika, Suedia dhe Hollanda.
Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. Ai dëshiron të përcjellë mesazhin se “nuk ka kuptim të kërkojnë një jetë të re në Belgjikë”.
“Francken dhe Shtetet Anëtare të BE-së, si Gjermania, Franca, Suedia dhe Hollanda, kanë pakënaqësi me rritjen e numrit të kërkesave për azil nga të dy vendet.” shkruan “DETIJD”.
Sipas autoriteteve europiane e gjithë kjo situatë është krijuar pasi shqiptarët lëvizin pa viza në Europë.
“Ajo që e bën Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Suedinë dhe Holandën tepër frustruese është se ato janë të ngarkuara me problemet, sepse shqiptarët dhe gjeorgjianët kryesisht shkojnë në këto pesë shtete. Dobësia e politikës europiane të azilit e bën shumë e vështirë largimin e njerëzve të pasi të kenë arritur në këto shtete. Udhëtimi pa viza shihet si arsye për pasojat e azilit. Shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë në një shtet anëtar brenda zonës Shengen që nga viti 2010 dhe qëndrojnë atje ligjërisht për tre muaj. Ekziston gjithashtu shqetësim në rritje për fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Këta janë shqiptarë dhe gjeorgjianë që qëndrojnë pas 90 ditësh ose vendosen te ne pa u regjistruar.”, shkuan “DETIJD”.
“Bomba atomike diplomatike”
Kjo media flet edhe për “bombën atomike diplomatike”. “DETIJD” e ka fjalën për shërbimet policore në këto vende që çdo ditë edhe më shumë po bëjnë presion që të rikthehen vizat për Shqipërinë dhe Gjerogjinë. Shqetësuse për to është fakti se shqiptarët janë edhe pjesë e rrjeteve kriminale në këto vende. Shqiptarët, duke i’u referuar grafikëve të publikuar nga zyrat e emigracionit rrezikojnë rikthimin e vizave në këto shtete.
Liria e vizave është kryesisht një mjet presioni për t’i detyruar këto ata të frenojnë daljen nga shteti i tyre. Meqenëse liria e vizave vlen për Shqipërinë, është një luftë e vazhdueshme për të kujtuar Tiranën për këtë shqetësim./Burimi ‘DETIJD’
Veritas.com.al/