Pesë të arrestuar në Europë si të dyshuar për formimin e celulave të Shtetit Islamik

 

Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për formimin e celulave dhe promovimin e  Ushtrisë Islamike në Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani, tha të Mërkurën Ministria e Punëve të Brendshme të Spanjës.

Tre nga të pestë ishin ndaluar në Spanjë, dy prej të cilëve në Barcelonë dhe një tjetër në enklavën Afrikano- Veriore të Melila; dy në Bruksel dhe një tjetër në Ëuppertal, Gjermani, tha ai.

Grupi përdorte mediat sociale, specifikisht faqen e Facebook “Islam en Español” (Islam në Spanjisht) për të glorifikuar Shtetin Islamik dhe shpërndarë mesazhe të grupeve militante që operojnë jashtë Sirisë dhe Irak, tha ministria.

Ata janë akuzuar për sulme, radkalizim, promovim të ushtrisë Islamike dhe vepra që kryejnë rekrutimin e Shtetit Islamik në Europë, tha ministria.

Spanja, këtë vit ka arrestuar 34 persona,  me dyshimin e lidhjeve me ushtrinë e Shtetit Islamik