Kryeministri pritet të zgjidhet nga njëra prej dy partive populiste pas bisedimeve pozitive-
Lëvizja Pesë Yjet (M5S) dhe Liga, kanë pak nga pak janë afruar drejt formimit të një qeverie që do t’i hapë rrugën zgjedhjes së një kryeministri nga njëra ose tjetra prej dy partive populiste.
Matteo Salvini, lideri i Ligës, e djathtë ekstreme, dhe homologu i tij i ‘M5S’, Luigi Di Maio, tha ë një deklaratë të përbashkët se bisedimet e të Enjtes paradite mbi përcaktimin e programit të qeverisjes dhe caktimin e prioriteteve- ka qenë pozitive.
Ata thanë se arritën një progres të rëndësishëm në kompozimin e qeverisë dhe se kush do të drejtojë- kjo është arritur, “në një frymë konstruktive bashkëpunimi mes partive me qëllim që të zgjidhet gjithçka aq shpejt sa të jetë e mundur me qëllim që tí jepet përgjigje dhe qeveri vendit”.
Giancarlo Giorgetti, një politikan i Ligës për më shumë se 20 vjet, është përmendur si kryeministër potencial, ishte gjithashtu pjesëmarrës në takim; siç ndodhej në takim edhe Vincenzo Spadafora, një deputet i M5S.
Gjithashtu Matteo Salvini dhe Di Maio nuk janë poltësisht jashtë garës; të tjerë përmenden në mediat italiane si kryeministra të mundhsëm duke përfshirë edhe Enrico Giovannini, një ish shef i statistikave në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, si edhe Giulia Bongiorno, një avokat që bëri emër për veten e tij pasi mbrojti Giulio Andreotti, ish kryeministër që u gjet i fajshëm në vitin 2002 për bashkëpunim dhe lidhje me mafien kundër gazetarëve.
Veritas.com.al/