Temperaturat e ulëta, reshjet e shiut e të borës kanë bërë që në disa zona të vendit të pezullohet procesi mësimor në shkolla, me qëllim që të mbrohet shëndeti i fëmijëve.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Arsimit, e cila përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat shprehet se në total janë 280 shkolla në vend, të cilat sot nuk kanë filluar mësimin.

Ministria sqaron se orët e humbura për shkak të kushteve të vështira atmosferike do të zëvendësohen në ditët në vijim.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nisur nga situata atmosferike në vendin tonë për datën 9 janar 2019, bën me dije se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.

Sipas raportimeve, është pezulluar mësimi në shkollat e Gjirokastrës, Librazhdit, Pukës, Tepelenës dhe Përmetit. Ndërkohë që edhe në disa zona të tjera malore, mësimi nuk është zhvilluar.

Veritas.com.al/