Kanabisi konsumohet në shkollë para dhe pas mësimit.
Pirja e kanabisit për 90% te adoleshentëve do të ishte normale. Ky është rezultati shqetësues i hulumtimit “Jam ne rregull keshtu” i kryer mbi 2,671 nxënës të shkollave të mesme,lice dhe institute profesionale.
Pyetjet drejtuar adoleshentëve te intervistuar nuk kishin të bënin me konsumin dhe eksperiencat nga ata vete te provuara, por ishin të qenesishme për zakonet e rrethit të miqve dhe shokëve të shkolles të frekuentuar nga djemtë. Anketa është kryer nga ASL Roma 2 me Kooperativën Parsec. Fakti më shqetësues është se 90% e të anketuarve thonë se i njohin moshatarët që përdorin rregullisht kanabisin ose në mënyrë sporadike.Nga studimi doli gjithashtu një ndryshim midis studentëve të instituteve profesionale dhe atyre të liceut.Te paret do të konsumonin më shpesh kana sesa kolegët e tyre liceale.Nuk do të kishte ne fakt një ndryshim thelbësor midis periferisë dhe qendrës historike të qytetit.
Mbi 47.2% e fëmijëve të anketuar thanë se miqtë e tyre përdorin kanabis edhe brenda mureve të shtëpise. Përdorimi i kanabisit duket keshtu të jetë një praktikë e përhapur në mesin e adoleshentëve. do të ishte normale edhe të pinë kana përpara se të hyjnë në klasë (51.4%) ose kur te dalin nga institucioni (66.6%). 32.8% e të intervistuarve në shkollat e periferise kanë deklaruar se kane patur të paktën një mik te semure për shkak të pirjes të kanabisit, krahasuar me 33.8% të shkollave në qender te Romës. Së fundi, 42% e djemve që ndjekin mësimet në periferi të Romës kanë pranuar se kanë pasur miq me probleme ligjore, që rrjedhin nga zakoni i tyre i pashendetshem. Në qendër të qytetit, përqindja është 43.6%. Më shume sesa nje here shkenca eshte prononcuar mbi dëmet që mund të vijne në nivelin encefalik nga përdorimi edhe sporadik i kanabisit,ky studim zbulon se ka ende shumë të rinj që nënvlerësojnë rreziqet.
Veritas.com.al/