Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak pas mesnatës së të dielës në zonën e shkozë, ku për pasojë mbeti i plagosur në derën e shtëpisë së tij, 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku agjent krimesh pranë komisariati numër 4 në kryeqytet.

12 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi i i hetimit që është ngritur për zbardhjen e ngjarjes teksa dyshohet se nga vëllezërit Aldo dhe Ali Lika që janë shpallur në kërkim është qëlluar me dy armë zjarri njëra prej të cilave tt.

Policia ka arritur të zbardhur dinamikën e ngjarjes së ku mbeti i plagosur aksidentalisht agjenti i krimeve pran ëkomisaritit numër 4 që ishte jashtë shërbimit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre një mbë e bardhë në drejtim të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, fqinji i policit  i cili ndodhej pranë banesës së tij me shtetasit Anxhelo Kumaraku dhe Leonard Dokon.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi Kejdi Spajën, pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga gjykata për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra efektivin Anxhelo Kumaraku. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, pasi dyshohet se është shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë dhe nuk ka njoftuar strukturat policore për rastin.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim. Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një borxh mes Kejdi Spajës dhe vëllezërve Lika për të cilin pak muaj më parë kanë pasur dhe një debat që kishte agravuar deri në përledhje fizike.

Policia ka ngritur postblloqe dhe vijon këkrimet për arrestimin e 2 vëllezërve Lika. Të cilët ishin vendosur përpara banesës së Kejdi SPajës rreth 45 minuta përpara ngjarjes, gjë e cila ishte vënë re nga banorët e lagjes që i kishin shprehur shqetësim Kumarakut, ky i fundit në një deklaratë të shkurtër që ka dhënë për oficerët e policisë gjyqësore ka thënë se në momentin që u përball me plumbat nga vëllezërit lika kishte tentuar të shkojë e tip yes nëse kanë nevojë për dicka ose përse ndodheshin në lagje pasi nuk ishin banorë të zonës. Por pasi është plagosur me një plumb në këmbë, edhe agjenti 4 është kundërpërgjigjyr me armën e tij të shërbimit e më tej është transportuar në spital, sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijojë të jetë nën monitorimin e bluzave të bardha./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *