Bëhet fjalë për një komplot të përgatitur nga njerëzit e afërt të presidentit Trump mbi një marrëveshje amnistie mbi emigracionin. Në qoftë se do të nënshkruhet, atëherë rezulton që Trump ka thyer premtimet e fushatës- shkruan Breitbart News..

Anita Kumar shkruan në ‘McClatchy DC ‘ se franskioni i moderuar ose globalist në Shtëpinë e Bardhë po e shtyn presidentin Trump drejt një ‘marrëveshje’ mbi emigracionin që mund të reduktojë platformën kyç të fushatës së presidentit- mbi Murin me Meksikën- që mund të krijojë një ‘pazar të lirë’ për më shumë amnisti.

Në grupin e Shtëpisë së Bardhë për të cilin shkruhet se po bën gati ‘komplotin’, përfshihen ish shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus dhe John Kelly, vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe burri i saj, Jared Kushner, të cilët së bashku shërbejnë si këshilltarë.

Të tjerët nuk janë nga ata që kanë një zë kushedi në publik për qëndrimet e tyre. Por ata që mendohet se janë dakort me grupin pëfshijnë edhe zëvendës- presidentin  Mike Pence, i cili si kongresmen ka punuar në një marrëveshje të dështuar për emigracionin që bëri thirrrje për dhënie shtetësie. Në këtë grup janë edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe Gary Cohn, një Demokrat i cili shërben si drejtor i këshillit Ekonomik Kombëtar.

Veritas.com.al/