Nga: L. Skiro/
Nuk e kam fjalën për skandalin fundit erotiko- kërkcënues- kurvëror mes dy deputetëve të PD ; njëra femër e shqyer Grida Dumi, dhe tjetri deputet ambigue Salinjani. Kjo ëhstë një çështje tjetër akoma më e rëndë. Por pa skandale erotiko- kurvërore- politike, është konstatuar se po ‘rrëzohen’ gra në kandidaturë për deputete me qëllim që t’i hapet rugë një deputeti mashkull, ish shofer taksie, ish dyqanxhi duraluminesh dhe nderës dhëmbësh në UFO. Ky është Astrit Veliaj, i cili ka qqenë deputet i PD, por në fakt është socialist.
Dy grave- thuhet se u janë premtuar shumë para nga biznesmeni Veliaj, vetëm e vetëm të hapin rrugë që ky të vijë në Kuvend. Në shkëmbim ato thuhet se kanë dhënë dorëheqjen.
Dy gra, Juvina Jani dhe Monika Qosja kanë zyrtarizuar që të premten refuzimin për të marrë mandatin e deputetit pas tërheqjes së Eduard Halimit si deputet nga lista e Partisë Demokratike në Berat.
Të dy zonjat që renditeshin në fund të listës, por që sipas ligjit mund të përfitonin për shkak të kuotave gjinore, nuk kanë pranuar të dalin në media që kur vendi i deputetit mbeti bosh.
Por a ishte i paracaktuar ose parapaguar refuzimi i tyre? Fakt është se të tre dorëheqjet, e Eduard Halimit dhe e të dy zonjave kanë ndodhur më 9 shkurt dhe zonjat Jani dhe Qosja po atë ditë kanë dorëzuar në KQZ nga një shkresë, ku deklarojnë dorëheqjet e parevokueshme nga kandidimi, zgjedhja dhe mandati i deputetit.
Juvina Jani deklaroi menjëherë se do të përkujdesej për të birin dhe nuk e pranonte mandatin, Monika Qosja ishte entuziaste dhe pohoi se do ta pranonte me kënaqësi mandatin nëse do t’i vinte radha.
Të nesërmen më 10 shkurt, e kontaktuar nga mediat mes të cilave Top Channel, zonja Qosja tha se nuk kishte njoftim zyrtar dhe nuk komentoi më tej. Por e vërteta është se heqja dorë nga e drejta për të përfituar mandatin është bërë pra në KQZ që në datën 9 shkurt, kur deputeti Halimi dha dorëheqjen.
Çfarë ka prapa këtyre dorëheqjeve?
Padyshim ka blerje, asgjë tjetër nuk mund ta pengojë një kandidaturë për deputet që të vijë në Kuvend…
Veritas.com.al/
Korrigjim: Në publikimin e parë të komentit, rreshti i parë, është shkruar “njëra femër e shqyer”, duhet lexuar “njëra femër e shquar”.