
Kryeministri Rama ka reaguar në media sociale menjëherë pas shpërndarjes së turmave të militantëve të opozitës, që rrethuan parlamentin në shenjë proteste.
Opozita kishte përhapur thashetheme se ‘Rama është i sëmurë, i shtruar në spital në Gjermani… E konfirmuar”.
Kryeministri u bën thirrje që të ndalojnë me këtë lëvizje pa kuptim:
“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtë- nxjerrjeve tuaja nëpër botë, boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama.
Vdritas.com.al