(FOTO: Hillary Clinton)/

Nga: BOB UNRUH/

Zgjedhjet nuk sollën gjë për Hillary Clinton, po ashtu edhe fushata për rinumërimin e votave, vetëm disa rezultate që i jepnin më shumë vota Donald Trump-it. Tani pretendohet që Kremlini hakeroi zgjedhjet në SHBA për të marrë Trump-i zyrën ovale,… por që edhe kjo sajesë po shkërmoqet.

Siç tha një prezantues në WND “ Çfarë do shikojmë tjetër…. t’i vëmë fajin Këmbëmadhit, alienëve, ndërhyrjes hyjnore, George Bush-it apo ngrohjes globale?  Në fund të fundit Trump fitoi. Pranojeni!”

Shkrimtari  Matthew Vadum nga Canada Free Press spekulon pasi CIA nuk pranoi t’i japë evidenca kongresit mbi hakerat rusë. “Mund të jetë CIA, e cila ka punësuar jo pak punonjës që ishin armiqësorë me Trump-in, që s’ka në të vërtet asnjë evidencë? Nëse do të kishin prova do t’i kishin nxjerrë. Por ata refuzuan.

Në vend të kësaj e nxirrnin në media. Këta njerëz s’mund të besohen. CIA ka një histori të gjatë që të lë pa frymë si me të gënjyerit ashtu edhe me paaftësinë. Diskutimi mbi një komplot të mundshëm rus të cilët paskan hakeruar rrjetin kompjuterik të SHBA-së për të çuar Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë e vështirë gjithmonë për t’u besuar.

Lufta për të ndryshuar rezultatin zgjedhor të dalë nga zgjedhjet e 8 Nëntorit është intensifikuar me daljen e personave të famshëm të cilët prodhojnë lajme për të ndikuar te të zgjedhurit që të ndryshojnë vullnetin e votuesve, me hetimin mbi influencën e rusëve etj., pasi kolegji zgjedhor përgatitet për të votuar të hënën.

Është bërë më e komplikuar se romanet triller të Robert Ludlum-it.

Për shembull, NBC raportoi të martën se një zyrtar i CIA-s, i cili nuk dha emrin, tha se tani “ne besojmë me një konfidencë të lartë se Presidenti Vladimir Putin është përfshirë personalisht në fushatën e fshehtë ruse në zgjedhjet Presidenciale në SHBA”.

“Dy zyrtarë të lartë me akses direkt në informata, thonë se inteligjenca tregon se Putin e drejtoi vet atë se si materialet e hakeruara nga Demokratët u hodhën në Wikileaks dhe u përdorën në njëfarë mënyre. Zbulimi u bë nga një burim diplomatik dhe nga spiunët që punojnë për aleatët e SHBA-së”, tha zyrtari, që u raportua nga NBC-ja.

Firmosni peticionin e vendosjes së precedentit që mbështet thirrjen e Trump-it që Hillary Clinton të hetohet nga një prokuror i pavarur.

Rrjeti informatik pohoi se “burimi i rangut të lartë të inteligjencës” tha se objektivat e Putin-it ishin “në shumë aspekte” dhe se ajo që filloi si një hakmarrje ndaj Hillary Clinton-it, mori trajtë si një përpjekje për të treguar korrupsionin në politikën amerikane e për të krijuar çarje mes aleatëve të ngushtë të Amerikës “duke krijuar imazhin se vendet e tjera nuk mund ta shikojnë më SHBA-në si lider botëror të besueshëm.”

Në të njëjtën kohë, megjithatë, gazeta Express e Britanisë së Madhe raporton se për këtë ishte përgjegjës një anëtar i brendshëm i komitetit kombëtar të Demokratëve.

“Një aleat i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, ka thënë se ndërhyrja në partinë Demokratike në zgjedhjet amerikane nuk ishte nga ana ruse por vinte nga një i brendshëm”, thotë gazeta.

“Ish ambasadori britanik Craig Murray tha se ka takuar personin që kishte ndërhyrë në postën elektronike dhe se ISHIN nga Komisioni Kombëtar Demokrat”, thotë raporti. “Mesazhet elektronike dolën nga faqja e z. Assange dhe i shkaktuan dëm reputacionit të Hillary Clinton-it me disa zbulime tronditëse mes dhjetëra e mijëra mesazhesh.”

Por ambasadori Murray u tha reporterëve: “Kam takuar një person që ka nxjerrë informacion dhe se ata nuk janë rusë por janë të brendshëm. Është rrjedhje informacioni, jo ndërhyrje; këto janë dy gjëra të ndryshme.”

Ai vazhdoi: “Siç e ka bërë të qartë edhe Julian Assange, rrjedhjet nuk kanë ardhur nga rusët. Siç e kam shpjeguar qindra herë, nuk janë ndërhyrje, por janë rrjedhje nga një i brendshëm – ka shumë ndryshim mes këtyre të dyjave.”

Inquisitr komentoi: “Kjo deklaratë vjen në diskutimet që po dominojnë në median amerikane që kur Washington Post nxori historinë të premten të shkoi se CIA kishte prova të forta për të besuar se hakerat rusë qëndrojnë pas rrjedhjeve të partisë demokratike që dëmtuan fushatën e Hillary Clinton-it.”