(FOTO: Grasse është kryeqyteti i industrisë së parfumeve)/

Të shtëna me armë në një shkollë në Jug të qytetit Francez, Grasse janë dëgjuar sot paradite. Nga të shtënat me armë kanë mbetu të plagosur dy persona- tha policia. Pasd pak policia tha se ishte një incident mes dy nxënësve.

Një person u arrestua, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në kërkim- sipas policisë.

Komandot ani- terror nga forcat elite “Raid” mbërritën në vend-ngjarje- sipas raportimit të kanalit televiziv francez BFMTV.

Qeveria përjashtoi dyshimet për sulm terrorist. Paraditen e sotme një letër bombë shpërtheu në zyrat e FMN në Paris, duke plagosur punonjësin që e hapi.

Sot ishte dita kur Franca po kërkonte që të ndahej nga “gjendja e jashtëzakonshme kombëtare” që hyri në fuqi që në ditët e terrorit të korrikut 2015.

/Veritas.com.al/