Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Kievit, Dmytro Lubinets, gjatë një takimi me shefin e Departamentit për të Miturit dhe Drejtësinë Komunitare, Antonio Sangermano ka deklaruar se që nga fillimi i luftës 974 fëmijë ukrainas janë evakuuar në Itali.

Gjatë takimit përmenda edhe raste specifike të birësimeve të paligjshme të fëmijëve, si dhe raste problematike të personave të zhvendosur në Republikën Italiane, të cilat kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e tyre”, tha Lubinets.

Gjithahstu ai është shprehur se është në dijeni të zvarritjes së proceseve të veçanta gjyqësore në lidhje me vendimet për kthimin e fëmijëve dhe familjeve në Ukrainë.

Nga ana tjetër Sangermano, propozoi krijimin e një grupi të përbashkët pune pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, qëllimi i të cilit do të jetë identifikimi, parandalimi dhe rivendosja e të drejtave të fëmijëve ukrainas që ndodhen në territorin italian.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka deportuar vazhdimisht fëmijë ukrainas në Krimenë e pushtuar, Bjellorusi ose rajone të largëta të Federatës Ruse.

Lubinets nënvizoi se Kievi ka konfirmim se 386 fëmijë ukrainas janë birësuar tashmë në Rusi.