Nga Astrit Patozi
Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mund të thuhet me plot gojën se Shqipëria është tashmë nën pushtetin dhe humorin e Trekëndëshit të Bermudës, i cili ka plotfuqinë e pakontestuar të përfaqësimit politik.
Të gjithë të tjerët, ose kanë vdekur me kohë, por nuk duan ta pranojnë, ose janë ende gjallë për të zezën e tyre, sepse edhe kur teshtijnë, kanë frikë se mos i prishin qetësinë njërit prej kulmeve te trekëndëshit.
Dhe nëse gjendja nuk do të ndryshojë, më vjen keq ta them, por ne nuk e meritojmë edhe kaq pak liri sa kemi arritur deri tani.
Sepse i bie që perspektiva e kësaj shoqërie të reduktohet vetëm dhe thjesht në luftën se cili prej padrinove politikë do të arrijë të ketë hipotenuzën, në një garë ku nuk kanë më rëndësi rregullat, parimet madje edhe arbitrat…