Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Elbasan-LibrazhD, ku 4 persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Labinot-Fushë, ku makina ‘Ford Focus’ po transportonin një të mitur të sëmurë dhe po e shoqëronin familjarët.
Sipas Lapsi.al, makina është përmbysur dhe dëmtime serioze ka pësuar nëna, fëmija i mitur dhe nje i afërm. Ata mbetën të bllokuar në makinë pas aksidentit. Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.
VERITAS.COM.AL