(FOTO: Kancelarja gjermane Merkel)/
Sipas një sondazhi të kryer nga prestigjiozi “ YouGov”, gati 64 për qind e gjermanëve nuk duan që Angela Merkel të rizgjidhet kancelare.
Ndërkohë, Social Demokratët (SPD) duket se janë ata që udhëheqin sondazhet, pavarësisht parashikimeve se popullariteti i tyre ishte në rënie.
Sondazhi i publikuar të hënën tregon se, nga dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me Merkelin, 42 për qind e duan jashtë zgjedhjeve, ndërsa 22 për qind thanë se ishte një ide e mirë të zgjidhnin një udhëheqës të ri.
Nga ana tjetër, vetëm 8 për qind, kërkojnë me forcë që Merkel të rizgjidhet si kancelare, duke konfirmuar se 2 nga 3 gjermanë kërkojnë largimin e saj.
Kancelarja ka qenë në pushtet për 12 vjet, shkruan “RT” .
/Veritas.com.al/