Në një pallat pesë kate me shtesë, në Pogradec, ku jetonte edhe një nga ish kryetaret e Bashkisë, është përfshirë në flakë këtë ditë të ftohte dimri.

Zjarri ka rënë në katin e fundit, teksa çatia është përfshirë e gjitha nga flakët. Ndërkohë, tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse.

Sipas të dhënave, të paktën tetë apartamente janë djegur duke lënë pa strehë dhjetëra banorë. Por nënkryetari i Bashkisë ka deklaruar se banorët do të strehohen pa vonesë.

Një nga zjarrfikësit është plagosur, ndërsa të gjithë banorët njoftohet se janë mirë.

Pallati ndodhet në qendër të qytetit dhe banesa që mori flakë fillimisht është në pronësi të ish-kryetares së bashkisë, Elida Canka.

Veritas.com.al