Arrestohen autorët e sulmit me armë më 1 dhe 8 gusht 2020 në Hotel Voloreka në Tushemisht të Pogradecit. Në pranga ka përfunduar Ilir Berberi, i njohur dhe si “Lili i Rushkës”, i cili është dhe organizatori i sulmit me armë ndaj pronarit të këtij hoteli, Jetmir Muçllari.
Ilir Berberi u arrestua i në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. 52-vjeçari akuzohet si organizatori i sulmit me armë në Hotel Vloreka dhe është një person me precedent të theksuar kriminal.
Gjatë arrestimit ai kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.
Gjithashtu kapen dhe arrestohen edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar.
•Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike).
•Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Ndaj shtetasit Ilir Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.
Gjatë operacionit, shtetasit Iilir Beerberi. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.
Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
VERITAS.COM.AL