Një oficer policie i Francës, i cili u vetë sakrifikua për pengjet në rrethimin e supermarketit ditën e Premte, ka vdekur, thanë zyrtarët e policisë.
Leitnant-Colonel Arnaud Beltrame, 45vjeç, “ra si hero ” dhe tregoi “kurajë të jashtëzakonshme “ tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Xhandarmëria ndihmoi për t’i dhënë fund një furie me të shtëna që vranë tre persona në jug të Francës.
I armatosuri, një Islamik radikal, 25 vjeç, Redouane Lakdim, mbeti i vdekur nga të shtënat e policisë që arriti t’i japë fund rrethimit.
Duke njoftuar vdekjen e policit ‘hero’ përmes një statusi në Twitter, Ministri i Brendshëm Gérard Collomb tha: “Ai vdiq për vendin e tij. Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin e tij, trimërinë e tij, sakrificën e tij”.
Veritas.com.al/