Ardit Gjoklaj, adoleshenti që u vra dhe pastaj u fsheh nga punonjësit e Bashkisë në landfillin e Tiranës, ka ‘ardhur’ sot në protestën e opozitës me anë të një pllakati të krijuar nga rinia e PD.
Por Policia e Bashkisë së Tiranës e ka hequr pllakatin menjëherë sipas një ‘urdhri nga lart’, siç është thënë. Vete Bashkia eshte kallezuar dhe shpallur fajtore per vdekjen e Arditit ne landfillin e Tiranes.
Policia bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë hequr banderolën 100 metra katrorë të ngritur përpara zyrës së Erion Veliajt për të kërkuar drejtësi për Ardit Gjoklajt.
‘Bravo çunat’ nuk dhanë asnjë shpjegim, por thanë se kemi urdhër ta bëjmë këtë’, thanë burimet zyrtare nga selia blu.
Sipas PD, asnjë ligj nuk detyron marrjen e lejes nga bashkia apo policia që disa qytetarë të mbajnë një banderolë në dorë.
Ndaj këtij kati ka reaguar ashpër edhe ish- kryeministri Berisha.
Veritas.com.al/