Policia belge e gjermane bastisin zyrat e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP) në Bruksel të martën në mëngjes.

EPP është grupimi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe selia është e vendosur në Rue du Commerce.

“Bastisja lidhet me një hetim të vazhdueshëm në Turingi, Gjermani. Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës ” tha një zëdhënës i EPP në një deklaratë për shtyp dhënë Euronews.

Sipas informacioneve, në fokus të hetimeve është Mario Voight, i cili në vitet 2018-2019 kishte marrë përsipër fushatën dixhitale të PPE-së në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet në CDU në Turingi.

Autoritetet po hetojnë nëse Voight ishte i punësuar nga një kompani tjetër përveç PPE-së dhe nëse PPE kishte njohuri për këtë bashkëpunim.