Drejtori i Hetimit në Policinë e Shtetit, Niko Ibrahimi, sot në programin televiziv ‘Top Story’ të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, ka deklaruar se “Policia do të hapë dosjen e vrasjes së Artan Santos”.

Deklarata e zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit erdhi menjëherë pas deklaratave të ambasadorit të Shteteve të Bshkuara në Tiranë, Donald Lu, se vendin e mbajnë peng “katër banda kriminale” dhe 20 familje të lidhura me krimin.

Vrasja e bankierit të shquar Artan Santo, në qershor 2014 në mes të ‘bllokut’ në kryeqytet, tronditi publikun; por menjëherë pas vrasjes ra heshtja. Ditë pas dite u krijua përshtypja se shteti kishte dijeni për autorët e vrasjes, por i mbante fshehur.

Hapja e dosjes së vrasjes së Santos, përbën një nga nyjet themelore të zbulimit të krimit të madh në vendin tonë.

Deklarata e zotit Ibrahimi, një zyrtar i lartë dhe i vjetër në Policinë e shtetit zgjon kujtesën e publikut e të mëdiave. Pas saj priten veprimekonkrete hap pas hapi.

Veritas.com.al/