Antoneta dhe Gladiola Hatillari, dy vajza binjake, janë rrahur nga policia barbarisht. Arsyeja është vetëm pse kanë marrë pjesë në protestën popullore të kryesuar nga Opozita më 18 shkurt.

Babai i dy vajzave të dhunuara nga policia i bën apel sot Ministrit të Brendshëm, Tahiri: ‘Shko kap kriminelët, dhunuesit e vajzave të mija, mos na trego përralla”, tha babai.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, sot gjatë fjalimit të mbajtur në Çadrën e Lirisë para protestuesve tha se “Po e nis me një lajm të trishto: Dje, paradite, bandat kanë sulmuar barbarisht dy vajza, dy motra  binjake nga Fieri. Kanë sulmuar Antoneta dhe Gladiola Hatillari, sepse më 18 shkurt ishin bashkë me dhjetëra e qindra vajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria”. Bandat kanë ngritur dorën kundër këtyre vajzave sepse ishin pjesë jona.  E patë në zgjedhjet e Dibrës në 2016, bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin gazetarët vetëm pse duan të japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave”- tha zoti Basha.

/Veritas.com.al/