Ose është taktikë djallëzore kundër opozitës, ose është ‘dorëzim’ i Policisë para revoltës qytetare. Kështu e komentojnë sot deklaratën e Policisë së Shtetit që thotë se ‘nuk mund të veprojë’ e vetme në Kavajë më 7 Maj kur janë shpallur zgjedhjet moniste për kryetar të Bashkisë.

Kur na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet për bashkinë në Kavajë, policia nuk e gjen të përcaktuar në ligj mënyrën sesi duhet të veprojë për t’i monitoruar ato.

Opozita ka lajmëruar se do të mbajë një tubim ditën e zgjedhjeve në Kavajë. Referuar Kodit Zgjedhor, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, policia duhet të qëndrojë e grumbulluar në komisariate dhe mund të ndërhyjë vetëm me kërkesë me shkrim nëse ndonjë KZAZ ka nevojë për mbështetjen e saj. Kërkesa për ndërhyrjen e policisë duhet të mbajë firmat e 3 komisionerëve.

Por bëhet pyetja: A mjaftojnë që komisionerët të jenë vetëm të palës qeveritare? Nëse bëhet edhe kjo, atëherë jemi tërësisht në klimë shtetërore politike moniste.

Por, nëse më 7 maj mbahet protesta e paralajmëruar e opozitës në Kavajë, policisë i duhet të dalë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke shkelur Kodin Zgjedhor, që ia ndalon daljen në terren ditën e zgjedhjeve.

Policia ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë, e cila duhet të shqyrtojë materialet e referuara para ditës së zgjedhjeve- njofton agjencia Balkanweb.

/Veritas.com.al/