Policia ka njoftuar se ka zbuluar dy trupa pa jetë në dy lagje të ndryshme në qytetin e Durrësit. Të dy janë të seksit mashkull.

Njëri prej tyre është gjejtur në gërmadhat e një godinë të shkatërruar, ndërsa tjetri në ambiente të jahtme.

Fillimisht policia nuk dha asnjë të dhënë mbi identitetin e tyre dhe shkakun e vdekjes.

Orët e fundit Policia ka thënë se viktimat nuk kanë shenja dhune dhe se ‘mund të jenë viktima të overdozës’ se drogës.

“Shtetasi B.C, 39 vjeç është identifikuar njëra nga kufomat, i gjetur në ;agjen 16 dhe që mendohets e ka vdekur para katër ditësh.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë po punon për zbulimin e identitetit dhe të shkaqeve të vdekjes së dy personave.

Veritas.com.al/