Drejtori i Postës Shqiptare në Korçë, Valter Gora është arrestuar sot, nën akuzën për shpërdorim detyre
Në datën 6 korrik, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin e arrestit me burg për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi dokumentesh” për ish-drejtorin dhe ish-specialistin e sigurisë.
Në operacionin e koduar “Kontrata”, iu ndalua dalja jashtë shtetit, për t’u hetuar nga Prokuroria 7 punonjësve të tjerë të postës:
Përgjegjësen e shërbimeve në Postën e Korçës, A. K., 59 vjeçe.
Llogaritaren e parë, shtetasen me iniciale K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë.
Specialisten e shërbimeve, A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë.
Agjentin e kontrollit, B. P., 66 vjeç, banues në Korçë.
Përgjegjësen e Postës Pogradec, E. G., 34 vjeçe, banuese në Pogradec.
Punonjësin e shërbimeve në degën Maliq të Postës Shqiptare, B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie.
Shefja e financës në Postën e Korçës, 32-vjeçarja me iniciale E.M.
Po ashtu, në kërkim është 39-vjeçari me iniciale S.M.