Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionet dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar mbi 40 urdhër arreste për personazhet të botës së krimit, të cilët janë zbuluar nga zbërthimi i bisedave në aplikacionet “Encro Chat” ose “Sky ECC”.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se kontrollet janë kryer në disa qytete me fokus personazhet e botës së krimit.
Sipas gazetarit, personat e skeduar nga drejtësia janë të akuzuar për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.
“Kontrolle në Vlorë, Lezhë, Durrës, Tiranë, Shijak, në të cilat në fakt policia ka zhvilluar operacione të ndihmuar nga RENEA. Janë për më shumë se 40 urdhër arreste, për vrasje, grup i strukturuar kriminale apo trafikim të lëndëve narkotike. Janë zbuluar në saj të aplikacioneve “SKY ECC” dhe “Enchro Chat”. Janë mbi 40 urdhër arreste, deri tani janë ekzekutuar tetë urdhër arresti. Nga kontrollet nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme”, tha gazetari./